Mbappe në Liverpool? Babai i tij jep detaje

16:46 | 11 Maj 2020

Mbappe i nderuar me interesimin e Liverpoolit

Babai i sulmuesit të Paris Saint-Germainit ka biseduar tashmë me trajnerin e “Reds”, Jurgen Klopp

Kylian Mbappe ndihet i nderuar me interesimin e Liverpoolit për shërbimet e tij.

Babai i futbollistit të Paris Saint-Germainit ka folur tashmë me trajnerin e “Reds”, Jurgen Klopp.

Dhe, babai i futbollistit nuk e ka fshehur simpatinë që e ndien i biri i tij për kampionin aktual evropian dhe botëror, shkruan mediumi francez “Le10Sport”, përcjell “Express”.

Ndërkohë, interesimin më të madh për kampionin e botës me Francën e ka shfaqur Real Madridi.

Sidoqoftë, sipas të gjitha gjasave ish-futbollisti i Monacos do të mbetet në Paris edhe një vit.

Komento: