Mbappe përfundimisht në Real Madrid

15:11 | 29 Nëntor 2019

Mësohet e ardhshmja e Kylian Mbappe.

Kylian Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit verën e ardhshme.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga prestigjiozja ‘Le Parisien’.

Sipas medies franceze, ylli i PSG-së në verën e vitit 2020 do të transferohet te Real Madrid, përcjell lajmi.

Mbappe është përfolur edhe verën e fundit si një transferim potencial për t’iu bashkuar ‘Los Blancos’.

Ai pëlqehet shumë nga Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez.

Lojtari po ashtu ka pranuar se një ditë do të dëshironte të vishste fanellën e ‘mbretërve’.

Komento: