Mbappe – Real Madrid: Leonardo thyen heshtjen

20:09 | 27 Gusht 2021

170 milion euro dhe 10 milion bonuse, kjo është oferta e Real Madrid për të blerë Kylian Mbappe nga PSG.

Një ditë më parë Marca e bëri të kryer arritjen e marrëveshjes dhe u tha se sot mund të vinte edhe zyrtarizimi.

Gjithsesi në Francë vazhdojnë të këmbëngulin që nuk ka ndonjë zhvillimin. Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka folur sërish dhe është i qartë me deklaratën e dhënë për El Chiringuito:

“Ajo çfarë mund të them është se asgjë nuk ka ndryshuar në krahasim me dy ditët e fundit. Situata është akoma e njëjtë”.

Më herët braziliani kishte deklaruar se PSG nuk e shet Mbappe nën vlerën që kishte paguar te Monaco. Kjo ndodhi pas Reali ofroi 160 milion euro për sulmuesin.

Komento: