Mbërrijnë në Kosovë vaksinat anti-Covid për fëmijët nga 5 vjeç – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mbërrijnë në Kosovë vaksinat anti-Covid për fëmijët nga 5 vjeç

14:30 | 24 Qershor 2022

Kosova pranon vaksinat anit-Covid për fëmijët nga 5 vjeç.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka konfirmuar se tashmë kanë pranuar doza të vaksinës për fëmijë kundër COVID-19, dhe se sot apo të hënën do të mblidhet komiteti për vaksinimin për të dhënë rekomandimin për këto vaksina.

Latifi u shpreh i shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa paralajmëroi fushatë të re të vaksinimit antiCOVID.

“Komiteti për vaksinimin do të takohet ose takohen sot ose të hënën, ashtu siç kam thënë edhe dje. Unë nuk jam mbret, jam ministër i Shëndetësisë që i marr këshillat nga ekspertët. I kemi marrë vaksinat e fëmijëve dhe ne ndoshta duhet të fillojmë një fushatë të re vaksinimi për shkak se rastet po na rriten dhe jam shumë i shqetësuar. Fatkeqësisht, kjo është në gjithë botën, jo vetëm në Kosovë… Ne e kemi prej 5+ kur del udhëzimi prej ekspertëve, ju do ta dini”, u shpreh ai.

Ai po ashtu ka treguar edhe për përvojën e tij si pacient pasi para disa javësh kreu një operim në QKUK. Ai tha se trajtimi ka qenë i mrekullueshëm, derisa theksoi se barna për trajtim nuk ka blerë gjatë shërbimit në QKUK.

“Nuk është e vërtetë që operacion më ka bërë vetëm doktor Enveri, mua më kanë operuar katër kirurgë të tjerë që kanë qenë ekip të udhëhequr nga doktor, Enveri, por ajo përvojë ime ishte mrekullueshme përkundër faktit që unë jam vonuar… Përvoja ime prej momentit kur kam hyrë në emergjencë si çdo pacient tjetër nga momenti i ekzaminimit e deri kur e kam marr një skanim e deri kur kam dalë nga salla e operacionit gjatë kujdesit intensiv për dy ditë e gjysmë… Nuk kam blerë ilaçe në spital, por kam blerë ilaçe ambulantore që është dashur t’i marr”, tha Latifi.

Komento: