Mbeti pa kulm mbi kokë 73 vjeçari në Prishtinë për shkak të një investimi komunal

23:23 | 28 Dhjetor 2021

73-vjeçari në Prishtinë mbeti pa kulm mbi kokë për shkak të një investimi komunal.

Islam Kuleta, në moshën 73-vjeçare, mbeti pa kulm mbi kokë për shkak të një investimi komunal.

Kuleta kishte jetuar për dekada në barakat pranë Fakultetit Filologjik, derisa Komuna e Prishtinës vendosi që këto t’i rrënojë dhe në vend të tyre të ndërtojë parking nëntokësor.

E banorëve aty u premtoi se pas largimit do t’iu paguhej vendbanimi për një vit, mirëpo këtë premtim me ndarjen e të hollave të para për çiftin Kuleta duket se e harroi.

Këta të fundit kanë muaj që presin për paratë e tyre të premtuara.

Komento: