Mbi 100 gjoba shqiptoi Policia për mosrespektim të anti- Covid

15:46 | 06 Janar 2022

Policia në 24 orët e fundit shqiptoi mbi 100 gjoba për mosrespektim të Ligjit Anti-COVID në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se policia është duke vazhduar së zbatuari planin operativ, plan ky i cili ka për qëllim zbatimin e masave që kanë ndërmarrë institucionet e vendit për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19. Andaj, nga kjo drejtori kanë treguar se gjatë 24 orëve të fundit në komunën e Gjilanit kanë shqiptuar 116 gjoba për mosrespektim të Ligjit Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

“Me qëllim të vazhdimit të respektimit të masave si preventivë dhe parandalimit të përhapjes së pandemisë, Policia e Kosovës në Rajonin e Gjilanit, ka realizuar detyra konkrete në gjithë zonën e vetë të përgjegjësisë, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj”, është thënë nga policia.

Tutje, Policia e Kosovës, ka apeluar që të respektohen masat, në mënyrë që qytetarët të kontribuojnë së bashku në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur kontrolle edhe për mosrespektim të rregullave të trafikut, me ç’rast ata kanë shqiptuar 228 gjoba.

Ka pas kontrolle të shtuara po ashtu në tërë zonën e përgjegjësisë për mbarëvajtje të trafikut në rrugët nacionale dhe rajonale ku janë shqiptuar gjithsejtë dyqind e njëzet e tetë ( 228) gjoba të ndryshme.

Komento: