Mbi 20 vite u kujdes për nënën e tij, djali gjen një letër pas vdekjes së saj

20:18 | 10 Gusht 2021

U kujdes për nënën e tij mbi 20 vite, djali gjen një letër pas vdekjes së saj.

Shënimi, të cilin ai e zbuloi pas vdekjes së saj, i bëri njerëzit të emocionoheshin pasi ai e publikoi atë në rrjete sociale, dhe njerëzit filluan të tregonin historitë e tyre të ngjashme.

Djali i cili u kujdes për nënën e tij gjatë gjithë kohës sa ishte sëmurë ajo, gjeti një letër mjaft prekëse pasi ajo ndërroi jetë, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

Ai vendosi që atë shkrim ta publikoj edhe në rrjete sociale.
“Unë kam qenë duke u endur nëpër shtëpi ndërsa në çdo sirtarë kam gjetur dokumente dhe shkrime gjë që më bën të harroj edhe pesë vitet e fundit që ishin tejet të vështira me sëmundjen e saj”, tregoi ai për Reddit.

Në njërin nga dokumentet e lëna, ishte pikërisht testamenti, ndërsa nëna e tij kishte shkruar: “Unë të besoj ty + të dua”, ndërsa kishte edhe shkrime rreth fëmijërisë së djalit të saj i cili u përkujdes për të për më shumë se 20 vite.

Ai tregoi se nëna e tij vitet e fundit kishte pasur probleme të rënda, dhe se harresa ishte njëra nga to.

Komento: