Mbi 600 rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

09:28 | 05 Janar 2022

Shkon në mbi 600 numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë.

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus, e rrjedhimisht edhe i rasteve aktive.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht janë 637 raste aktive me COVID-19 në vendin tonë.

108 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, derisa nuk është raportuar për asnjë viktimë.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 881 mijë e 800 qytetarë, ndërsa me të dytën 784 mijë e 166.

Komento: