
Mbi 150 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore deri më tani.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se deri tani janë ekzekutuar 81.355 pagesa.
“Të dashur prindër, po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në platformën e-Kosova. Deri sot kanë aplikuar gjithsej 151.080 prindër. Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas tyre, asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, ndërsa çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitim të këtyre mjeteve.