Shqiptohen mbi 900 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti Covid.
Qytetarët vazhdojnë të gjobiten për mosrespektim të masave antiCOVID-19.Vetëm në 24 orëshin e fundit 932 qytetarë u gjobitën nga Policia e Kosovës përshkak që nuk kanë përfill masat antiCOVID-19.
Prej se hynë në fuqi masat antiCOVID-19 që morën institucionet shtetërore dhe shëndetësore, policia thuajse për çdo ditë ka shqiptuar mijëra gjoba.
Masat antiCOVID-19 hyrën në fuqi më 30 gusht për të qenë në fuqi për 2 javë, por me pak ndryshime këto masa u vazhduan deri më 26 shtator.