Mblidhet Kryesia e LDK-së, a do të vendoset për emrat e ministrave? – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mblidhet Kryesia e LDK-së, a do të vendoset për emrat e ministrave?

08:11 | 08 Nëntor 2019

Isa Mustafa do ta mbledh sot Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Megjithëse nuk bëhet e ditur, me shumë mundësi pritet të diskutohet rreth marrëveshjes së mundshme për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

LDK dhe VV pritet që brenda dy-tri ditëve të ardhshme të formalizojnë marrëveshjen politike për qeverisjen e ardhshme.

Në takimin e fundit të grupeve punuese të këtyre dy partive, u tha se janë pajtuar po thuajse për gjitha çështjet programore, por pa diskutuar ende për ndarjen e posteve.

Gjithsesi, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për media.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!