Mblidhet Kryesia e LDK-së, vendos për emrat e ministrave

09:43 | 31 Maj 2020

Nesër pritet të votohet Qeveria Hoti.

Pasi Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë formimit të qeverisë Hoti, LDK ka thirrur për sot mbledhjen e kryesisë, ku do të caktohen emrat e ministrave të kësaj partie.

Gazeta online Reporteri nga burime brenda LDK’së ka mësuar se kjo mbledhje është thirrur për sot në ora 16:00.

Qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA do t’i ketë 16 ministri.

LDK përveç kryeministrit, do të drejtojë edhe me gjashtë ministri.

Qeveria Hoti pritet të votohet të martën në një seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

Komento: