
Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i partisë do të mblidhet sot në ora 13:00.
I pyetur nëse do të ketë mbledhje të grupit, Mustafa tha se diskutimi do të ketë vetëm një pikë: seancën e 9 shtatorit për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
“Po, në orën 13:00, me një pikë diskutimi: seanca e thirrur më 9 shtator për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, tha Mustafa.
Kujtojmë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka thirrur për datë 9 shtator vazhdimin e seancës plenare.