Mbrëmë është martuar prezantuesja kosovare, ja sa bukur është dukur me vello

08:14 | 25 Prill 2019

Prezantuesja e njohur e televizionit Klan Kosova, Genta Caka është martuar mbrëmë.

Ajo i ka dhënë fund beqarisë me të dashurin e saj Nolin, në një ceremoni madhështore në Prizren.

Genta fillimisht prezantoi motin në Klan Kosova dhe më pas mori përsipër të udhëhiqte një emision sportiv – Minuta e Fundit.

Moderatorja ka thënë se pas dasmës do të kthehet direkt në ekran edhe pse është në muajt e parë të shtatzënisë.

Komento: