Mbrojtësi i Man Utd përfundon testet mjekësore tek Norwich

15:35 | 23 Gusht 2021

Brandon Williams ka përfunduar testet mjekësore përpara se të bashkohet me Norwich City në një huazim një-vjeçar.

Kalimi i 20-vjeçarit në Carrow Road për kampanjën 2021/22 pritet të kompletohet sot.

Williams do të bëhet ardhja e 10-të e Norwich gjatë merkatos së verës, me Billy Gilmour (huazim nga Chelsea), Christos Tzolis (PAOK), Angus Gunn (Southampton), Ben Gibson (Burnley), Josh Sargent dhe Milot Rashica (të dy nga Werder Bremen) pasi u bashkua me klubin.

Dimitris Giannoulis dhe Max Aarons janë mbrojtësit aktual të krahut nga Norwich, por Williams po transferohet atje për të sfiduar reprezentuesin e Greqisë për një vend titullar si mbrojtës i majtë.

20-vjeçari gjithashtu ka qenë një objektiv afatgjatë për Southampton dhe Newcastle, por United ka ngurruar ta huazojë atë në merkatot e mëparshme.

Williams u promovua në ekipin e parë dy sezone më parë dhe ka regjistruar 50 paraqitje në të gjitha garat që kur bëri debutimin e tij në një ndeshje të Carabao Cup kundër Rochdale në 2019.

Ai nënshkroi një kontratë të re katër-vjeçare me United verën e kaluar me opsionin e një viti tjetër.

Komento: