Mbrojti penalltin, ky është reagimi i Aro Muriq – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mbrojti penalltin, ky është reagimi i Aro Muriq

14:02 | 11 Shtator 2019

Gardiania i portës së Kombëtares së Kosovës ka folur pas humbjes nga Anglia.

Arijanet Muriq, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin në ndeshjen kundër Anglisë, por krenar me arritjet e Kombëtares së Kosovës.

Muriç priti një penallti nga Harry Kane në paraqitjen pozitive të Kosovës në pjesën e dytë duke u rikthyer nga disavantazhi 5:1 për ta përfunduar takimin në 5:3.

“Shumë krenar me skuadrën dhe më sa shumë kemi arritur si komb. Jemi të zhgënjyer që s’e morëm rezultatin që e deshëm dhe ndienim se mund të kishin bërë më shumë”, shkruan Muriq.

“Por, ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund dhe do të përmirësohemi ashtu siç kemi bërë për çdo ndeshje deri më tani. Faleminderit tifozëve për mbështetjen. JU VLERËSOJMË”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!