Mbyllet ndeshja mes Belgjikës dhe Rusisë, nuk munguan golat dhe loja e bukur nga Djajtë

22:55 | 12 Qershor 2021

Kombëtarja e Belgjikës ishte dominuse gjatë gjithë ndeshjes dhe ja doli ta mposht Kombëtaren e Rusisë.

Ndeshja nisi më mirë për belgët që kaluan në epërsi në min e 10’ përmes Romelu Lukakut pas një asistimi të Dries Mertens.

Golin e dytë për Belgjikën e realizoi Thomas Munier në min e 34’, pjesa e parë u mbyll 2-0.

Pjesa e dytë nisi diçka më mirë për Rusinë, që filloi të sulmonte më shumë por pa arritur të realizojnë gol.

Krejt në fund të ndeshjes në min e 88’ realizoi sërish Romelu Lukaku pas një asistimi nga Thomas Meunier për 3-0.

Ndeshjen e radhës Belgjika e zhvillon kundër Danimarkës më 17 Qershor, në të njëjtën ditë Rusia luan kundër Finlandës.

Komento: