Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes spektakolare: Tre gola në derbin mes Italisë e Belgjikës

21:50 | 02 Korrik 2021

Italia e mbyll pjesën e parë në epërsi kundër Belgjikës.

Italia po avancon pas pjesës së parë 2-1 ndaj Belgjikës.

Kombëtarja e Italisë e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-1 kundër Belgjikës.

Italia realizoi fillimisht në min e 13’ përmes Leonardo Bonnucit por goli i tij u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Të dyja skuadrat vazhduan me sulme, golin e parë Italia e gjeti në min e 31’ kur realizoi Nicolo Barella, pas një gabimi në mbrojtjen e belgëve.

Italianët vazhduan me sulme dhe realizuan edhe golin e dytë përmes Lorenzo Insignes që realizoi një super gol në min e 43’.

Krejt në fund të pjesës së parë në min 45+2’ u akordua penallti në të mirë të Belgjikës, ku më pas realizoi Romelu Lukaku.

Komento: