Mbyllet pjesa e parë: Ky është rezultati Sllovaki- Spanjë

18:56 | 23 Qershor 2021

Spanja e mbyll me epërsi pjesën e parë ndaj Sllovakisë.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Sllovakisë dhe Spanjës.

Ndeshja është mjaftë interesante, me spanjollët që janë duke dominuar dukshëm, me rezultatin momental që është 0 – 2, shkruan lajmi net.

Alvaro Morata kishte rastin e artë për të kaluar Kombëtaren në epërsi, por nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë (12′).

Spanja gjeti golin pas një gabimi të tmerrshëm të portierit Dubravka që shënoi autogol në përpjekje për ta hequr topin nga porta (30′) .
Tutje, Sllovakia kishte disa raste, por nuk i konkretizoi.

Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë Aymeric Laporte realizoi me kokë për të dyfishuar avantazhin (45+2).

Komento: