Mbyllet pjesa e parë mes Republikës Çeke dhe Danimarkës

18:50 | 03 Korrik 2021

Danimarka e mbyll pjesën e parë në epërsi solide kundër Çekisë.

Danimarka po avancon 2-0 ndaj Çekisë pas pjesës së parë.

Kombëtarja e Danimarkës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 2-0 ndaj Çekisë.

Ndeshja nisi shumë mirë për danezët që realizuan gol të shpejtë në min e 5’ përmes Thomas Delaney pas një krosimi të Jans Stryger Larsen nga goditja e këndit.

Në vazhdim të dyja skuadrat patën disa raste të mira por golin e gjeti sërish Danimarka që realizoi në min e 42’ përmes Kasper Dolberg pas një krosimi të Joakim Mehle për rezultatin 2-0.

Mbetet të shihet a do të ketë reagim nga çekët në pjesën e dytë apo Danimarka do të avancojë në gjysmëfinale.

Komento: