Mbyllet pjesa e parë mes Suedisë dhe Kosovës

18:52 | 09 Tetor 2021

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Suedisë dhe Kosovës, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2022.

Në 20 minutat e para, të dyja skuadrat po luanin me kujdes të shtuar, por Hadergjonaj preku me dorë topin në zonën e 16-metërshit dhe gjyqtari akordoi penallti.

Penalltia erdhi pasi gjyqtari për gjashtë minuta u konsultua me ‘VAR’ për të marr vendimin final, ku Forsberg ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë që shënoi për epërsinë e Suedisë në 1:0.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në pjesën e dytë derisa ne do t’ju mabjmë të informuar për çdo risi nga ky takim.

Komento: