Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në Zallq të Istogut

21:56 | 05 Korrik 2025

Një fëmijë është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq të Istogut.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:40, ka konfirmuar për Gazeta10 Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

“Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare në fshatin Zallq. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.

Komento: