Mbytet një kosovar në Velipojë

12:22 | 03 Korrik 2021

Mbytet një kosovar në plazhin e Velipojës.

Një person është mbytur para pak minutave në bregdetin e plazhit të Velipojës.

Sipas, mediave të Shqipërisë, viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj.

Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë.

Kujtojmë se dy javë më parë, një kosovar tjetër ka vdekur po ashtu në plazhin e Velipojës.

Komento: