MD: Tre module të reja i janë shtuar bazës së të dhënave, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

22:30 | 08 Dhjetor 2023
md:-tre-module-te-reja-i-jane-shtuar-bazes-se-te-dhenave,-per-evidentimin-e-rasteve-te-dhunes-ne-familje

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se është lansuar baza e të dhënave me tre module të reja të inkuadruara, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.

Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e ka vlerësuar lart përkushtimin në avancimin e kësaj baze të të dhënave.

“Lansohet baza e të dhënave me tre module të reja të inkuadruara, për evidentimin e rasteve të dhunës në familjeTre module të reja i janë shtuar bazës së të dhënave, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje”.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vlerësuar lart përkushtimin në avancimin e kësaj baze të të dhënave, ku janë inkuadruar edhe modulet për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Komento: