
Ministria e Infrastrukturës njofton se me datat 11 dhe 12 tetor 2023 ( e mërkurë dhe e enjte), rrugët “Brahim Ademi” dhe “Driton Islami”deri te Parku i Lirisë në Ferizaj, do të bëhet ndërprerje e përkohshme e qarkullimit të komunikacionit për arsye të zhvillimit të punimeve-faza e tretë, përkatësisht asfaltimi i tyre: asfaltimi i shtresës së tretë të rrethrrotullimit dhe shiritave me katër korsi.
Bëhet e ditur se ndërprerja dyditore e qarkullimit të automjeteve do të bëhet duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 17:00.
Kërkohet mirëkuptimin nga ana e qytetarëve, dhe ftohen që të qarkullojnë përmes rrugëve tjera të qytetit të Ferizajt.