Me 12 janar ylli i Barcelonës i bashkohet Interit

11:11 | 01 Janar 2020

Inter pritet të transferoj yllin e Barcelonës.

Largimi i Arturo Vidalit nga Barcelona duket se është punë e kryer.

“Gazzeta dello Sport” e ka zbuluar edhe datën se kur do të transferohet kiliani tek Interi.

Raportohet se Vidali do të largohet nga “Camp Nou” pas ndeshjes së Superkupës së Spanjës, ku Barcelona përballet me Atletico Madridin, duel që do të zhvillohet më 9 janar.

Marrëveshja mund të kryhet edhe më herët, por Barcelona dëshiron që ta ketë lojtarin edhe në ndeshjen e Superkupës.

Vidali pritet ti kushtojë Interit 15 milionë euro dhe do t’i bashkohet pas 12 janarit.

Mungesa e hapësirë në përbërjen e parë dhe disa probleme me klubin rreth bonuseve, janë faktorët që po e shtyejnë Vidalin drejt largimit nga Barcelona.

Komento: