Më 15 gusht mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për këtë vit

09:18 | 08 Gusht 2024
me-15-gusht-mbahet-ankandi-i-dhjete-i-letrave-me-vlere-per-kete-vit

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se më 15 gusht do të mbahet ankandi i dhjetë për këtë vit.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 10 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Komento: