Me çmimin “Urdhëri i Lirisë” ndërohet Medeline Albright – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Me çmimin “Urdhëri i Lirisë” ndërohet Medeline Albright

10:14 | 12 Qershor 2019

Medeline Albrightit i jepet çmimi “Urdhëri i Lirisë”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë çmimin “Urdhëri I Lirisë” për ish-Sekretaren e shtetit amerikan Medeleine Albright.

Thaçi duke falenderuar ish-Sekretaren Albright për kontributin në lirinë dhe pavarësinë e Kosovë ka ndarë çmimin “Urdhëri i Lirisë”.

“SHBA-të na kanë dhënë dinjitetin për të jetuar në Kosovë të qetë dhe të lirë, të gjihtë qytetarët përfshirë shqiptarët, serbët, malazezët e gjithë të tjerët”, u shpreh Thaçi.

Medelinde Albright pas ndarjes së çmimit tha se më pëlqen të marr dekorata, por kjo dekoratë sot më bën shumë të lumtur që jam pjesë e Kosovës.

“Kurrë nuk do ta harroj kur erdha në Kosovë pas luftës ku kishte turma të mëdha njerëzish ku në çdo cep shkruante “Faleminderit Amerikë” , çfarë ShBA kanë bërë për Kosovën ishte gjëja e duhur” u shpreh ish-Sekretarja e shtetit.

Më tej, Albright u shpreh se Kosova është e pavarur dhe duhet të njihet si e tillë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!