Me flokë të prera shumë, Teuta Krasniqi befason me pamjen

23:15 | 17 Maj 2021

Teuta Krasniqi është një nga aktoret më të suksesshme që ka skena e teatrit në Kosovë, dhe jo vetëm.

Ajo për vite me radhë ka luajtur role të ndryshme dhe në secilin prej tyre ka shkëlqyer, por publiku i gjerë më së shumti e njeh me rolin e “Sarandës” në serialin vendor “Kafeneja Jonë”.

Gjithashtu ajo njihet edhe për stilin e saj të veçantë e që herë pas here edhe ka ardhur me ndryshime, por jo befasuese.

Si duket ka ardhur koha që edhe Saranda të godasë e të na befasojë, ashtu si bëri edhe së fundi me disa postime në rrjete sociale, ku shihet si kurrë më parë.

Flokë të prera shkurt, me ngjyrë të zezë dhe balluke, ky është modeli i ri i flokëve që Teuta e ka provuar.

Komento: