“Më gjyko kur je perfekt”, Fifi befason me postimin e fundit

12:56 | 02 Dhjetor 2021

Filloreta Raçi-Fifi është këngëtarja që bëri bujë gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e ‘Big Brother Albania VIP’.

Bujë më madhe bëri edhe dalja e saj nga gara.

Kjo pasi disa ditë më parë kërkoi të tërhiqej nga loja meqë nuk po ndihej mirë dhe se i duhej të shikonte më shumë veten.

Sidoqoftë, artistja duket se ka reflektuar pas daljes dhe se po shijon kohë të mirë me familjarët e miqtë. Ajo së fundmi ka shpërndarë një fotografi ku shfaqet me plot stil e veshur tërësisht në të zeza.

“Më gjyko mua kur je perfekt”, kanë qenë fjalët e 27-vjeçares.

Fifi tani po korrë suksese të mëdha me këngën e re “Diell”, të cilën e kompozoi brenda shtëpisë më të famshme.

Komento: