Me këtë fotografi të veçantë, Teuta Rugova uron nënën e saj për ditëlindje

18:25 | 04 Korrik 2020

Teuta Rugova uron nënën e saj me një fotografi të veçantë.

Ish-deputetja, Teuta Rugova, ka uruar nënë e saj me rastin e datëlindjes.
Bija e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka treguar se nëna e saj Fana ka mbushur 70 vjet.

Në urimin e saj ajo ka bashkëngjitur edhe një foto ku shihet nëna e saj bashkë me presidentin Rugova.

Urimi i plotë:

Urime ditëlindja e shtatëdhjetë, Nanë!

Gruaja më e fortë që njoh.

Personi më i hareshëm në jetën time. Kulmi që mbulon dhe mbron shtëpinë tonë.

Edhe shume vite bashkë, Nanë!

Komento: