Me këtë shtet do të luaj në mars Kombëtarja e Kosovës

10:53 | 28 Janar 2021

Konfirmohet miqësorja e parë e Kombëtares së Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë miqësore me Kombëtaren e Lituanisë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.

Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur dhe ndeshja do të zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Katër ditë pas kësaj miqësoreje, Dardanët do ta zhvillojnë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve të Botërorit kundër Suedisë po ashtu si vendas, teksa më 31 mars do të jenë mysafirë të Spanjës.

Akoma nuk ka ndonjë vendim se ku do të luhet ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës.

Komento: