Me lot në sy, pas shumë vitesh ylli i Milanit përshëndetet me ‘San Siron’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Me lot në sy, pas shumë vitesh ylli i Milanit përshëndetet me ‘San Siron’

09:01 | 02 Gusht 2020

Mes shumë emocioneve, Bonaventura përshëndetet me ‘San Siro’.

Mesfushori italian, Bonaventura, ka luajtur mbrëmë ndeshjen e fundit si lojtar i skuadrës së Milan.

Pas një dekade të kaluar me klubin ‘Rosoneri’, lojtari do të largohet gjatë kësaj vere, dhe kjo nuk ishte e lehtë aspak për të.

Bonaventura mbeti i fundit në fushën e blertë, duke u përshëndetur me terrenin ku luajti këto vite.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, lojtari shihet të ishte në emocione të mëdha.

Lojtari ka Beneventon dhe Torinon si opsione më të mundshme për të vazhduar karrierën.

Komento: