Me Malishevën nuk ka shaka, kthen kokulur edhe Feronikelin

18:19 | 18 Shtator 2021

Malisheva ka bërë një tjetër ndeshje të mirë në kuadër të Superligës së Kosovës.

Në një ndeshje aspak të lehtë në letër, skuadra e Malishevës ka arritur që të marrë tri pikë, shkruan Periskopi.

Malisheva shënoi fitore me rezultatin minimal 1:0, në përballje me Feronikelin.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 64’ dhe erdhi nga Vitija, përcjell Periskopi.

Kjo fitore e dërgon Malishevën në kuotën e 10 pikëve, kurse Feronikeli mbetet me gjashtë pikë në pesë ndeshje të luajtura.

Komento: