Me mjekër të gjatë dhe trupin plotë tatu, ‘Barëshi’ çmend femrat në jetën reale

12:54 | 19 Tetor 2019

Serilai turk “Mos ma lësho dorën” aktualisht është duke u transmetuar në ekranin e RTV 21.

Para një jave ka filluar sezoni i dytë i këtij seriali edhe në Kosovë, pjesë e të cilit janë bërë disa aktorë të rinjë të cilët po pëlqehen shumë nga publiku.

Në mesin e tyre është edhe Nihat Altinkaya në rolin e “Barësh”, një biznismen i njohur i cili i ndihmon mafat shumë “Azrës” për t’i kaluar problemet e saj.

Por, kush është në jetën reale ”Barëshi” dhe me çka merret? Aktori ka lindur më 28 shtator të vitit 1979, që do të thotë se tani ka 40 vjet, shkruan rtv21.

Para se të bëhej i njohur në aktrim, Nihati punoi si fotograf dhe punoi me artistë të ndryshëm si dhe në shumë klipe.

40 vjeçari gëzon një jetë të lumtur familjare, ai është i martuar dhe është baba i dy vajzave, me të cilat vazhdimisht publikon fotografi në rrjetet sociale.

Komento: