“Më mungon vëlla”, ylli i Realit po paralajmëron bashkimin me Brahim Diaz të Milan

18:50 | 03 Gusht 2021

Lojtari i Real Madridit Isco i ka dërguar një mesazh Brahim Diaz në mediat sociale mes raportimeve që e lidhin atë me një lëvizje në AC Milan.

Burimi spanjoll ABC raportoi javën e kaluar se Isco nuk e rinovon kontratën e tij me Real Madridin e cila do të skadojë në qershor 2022, me një çmim kërkues prej 20 milionë eurosh.

Kjo ka bërë që Milan dhe Arsenal të jenë të etur për të nënshkruar me fituesin katër herë të Ligës së Kampionëve.

Tani, Isco i ka dërguar një mesazh lojtarit të Milanit, Brahim Diaz në ditëlindjen e tij, me mbishkrimin: ‘Më mungon vëlla’.

A është ky një paralajmërim se Isco po i bashkohet Diazit në ‘San Siro’?.

Kjo do të merret vesh për pak ditë pasi afatit të verës po i vjen fundi. /ORAinfo/

Komento: