Më në fund, Guardiola flet për të ardhmen e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Më në fund, Guardiola flet për të ardhmen e tij

18:38 | 20 Shtator 2020

Guardiola i jep fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Pep Guardiola thotë se ai do të “dëshironte të qëndronte më gjatë” në Manchester City por ende nuk ka folur me klubin për një zgjatje të kontratës.

Katalunasi po fillon sezonin e tij të pestë në ‘Etihad’, që është periudhë më e gjatë sesa te ekipet e tjera që ka drejtuar, te Barcelona dhe Bayern Munich.

Marrëveshja e tij aktuale skadon në fund të sezonit, por para se të shqyrtojë një kontratë të re, Guardiola thotë se ai së pari duhet të kthejë skuadrën e tij duke konkurruar për trofe pas zhgënjimeve të sezonit të kaluar në Premierligë dhe Ligën e Kampionëve.

“Do të doja të qëndroja më gjatë këtu. Është një vend që unë dua të jem, por unë duhet ta meritoj [të qëndroj]”, tha ai në një konferencë shtypi.

“Ky klub arriti standarde [të larta] në dekadën e fundit, por ne duhet ta mbajmë atë dhe unë duhet ta meritoj atë. Unë do të shoh nëse e meritoj këtë sezon në lidhje me mënyrën se si klubi shkon përpara dhe përmirësohet”.

Komento: