Më në fund, Milani arrin marrëveshjen e madhe me Barcelonën

22:04 | 30 Dhjetor 2019

Është arritur marrëveshja mes Milanit dhe Barcelonës.

Raportohet se Milan ka arritur marrëveshje me Barcelonë për Todibon.

Sipas “Calciomercato.com” dhe “MilanNeës.it”, mediave italiane, klubet janë pajtuar që mbrojtësi francez të transferohet në formë huazimi në ‘San Siro’ me të drejtë blerje në fund të sezonit për 20 milionë euro.

Raportohet se gjithçka është e kryer mes klubeve dhe tani fjalën e fundit e ka vet futbollisti, Jean-Clair Todibo, që ende s’ka vendosur.

Todibo sot mbushi 20 vjet, ai u transferua te Barcelona nga FC Toulouse në Janarin e vitit 2019 për 1 milionë euro.

Ai ka bërë vetëm tri paraqitje këtë sezon, tregues i qartë se zgjidhja më e mirë është largimi.

Komento: