Më në fund mposhtet Messi, ja nga kush – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Më në fund mposhtet Messi, ja nga kush

20:57 | 23 Dhjetor 2019

Lewandowski e ka mposhtur Lionel Messin.

Ka disa vite që tenton, por natyrisht, nuk është e lehtë t’ia dalësh ta mposhtësh Messin.

Megjithatë, pas disa tentimeve me radhë dhe falë edhe mungesës së Lionel Messit në fillim të sezonit, për shkak të disa dëmtimeve, Robert Lewandowski është mbreti i Evropës.

Sulmuesi i Bayern Munich e ka mbyllur vitin kalendarik 2019 me 54 gola, tre më shumë se 32-vjeçari i Barcelonës, Lionel Messi, që realizoi për 12 muaj 51 gola – e bëri këtë (mbi 50 gola në një vit kalendarik) për nëntë sezone me radhë në 10 edicionet e fundit, askush si ai.

Messi ishte mbreti vitin e kaluar me 51, më 2012 (91) dhe 2010 (60).

Pas tyre qëndron 21-vjeçari i Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, e ardhmja e futbollit.

Francezi e mbylli vitin kalendarik me 44 gola, Raheem Sterling i katërti me 41 gola dhe Cristiano Ronaldo vetëm i pesti me 39 gola.

Ronaldo ka qenë i paarritshëm sa ishte te Real Madridi, ishte shpallur mbreti i Evropës më 2011 (60 finalizime), 2013 (69), 2014 (61) dhe 2015 (57).

Komento: