
Më në fund do të qetësohen shumë fansa.
Pas tre ditësh të zënë Kiara dhe Luizi kanë diskutuar gjatë dhe kanë vendosur ta rregullojnë marrëdhënien e tyre.
Ka qenë Luizi që është munduar disa herë të afrohet dhe ka kërkuar disa herë falje.
Sot ata kanë qëndruar vetëm, pa asnjë rreth e rrotull dhe janë shprehur lirshëm për gjithçka ndodhi.

Ai ka premtuar se kurrë më nuk ka për të ndodhur ajo që ndodhi e madje tashmë do tregohet shumë më i kujdesshëm edhe me fjalët për shkak të ultimatumit të vënë nga Vëllai i madh.

Kiara nga ana tjetër pranoi faljen dhe i tha se ajo e di sa i mirë është dhe çfarë ka në zemër, pavarësisht se ai para të tjerëve do të nxjerrë anën tjetër.

Diskutimi i tyre u mbyll me përqafime.
Puthjet Kiara kërkoi t’i lënë për një moment tjetër pasi është pak shpejt pas zënkës që ndodhi.
Të shpresojmë që e gjithë kjo t’i bëjë më të fortë.

