Më në fund zbulohet kush e pengoi largimin e Pogbas nga Man Utd

09:51 | 09 Shtator 2019

Paul Pogba ka qenë ndër emrat me të përfolur në tregun e transferimeve të verës.

Pas një vere spekulimesh, Paul Pogba ka mbetur në Manchester United dhe duket se adidas luajti një rol të madh në qëndrimin e francezit në Old Trafford.

Sipas Daily Star, adidas, që ka kontratë si me klubin ashtu edhe me lojtarin, ka vepruar si paqebërës dhe ishte vendimtar për të siguruar që të dy të kapërcejnë çdo çështje për të paktën një sezon tjetër.

Pogba ka startuar në katër ndeshjet e para në Premierligë, përcjell lajmi.net.
Mesfushori francez shkëlqeu në ndeshjen e parë ndaj Chelseat, me dy asistime.

Gjithsesi, tashmë dihet se dëshira e vetme e tij mbetet veshja e fanellës të Real Madrid.

Komento: