Më në fund zbulohet skuadra e re e Coutinhos

21:08 | 12 Qershor 2020

Duket se Coutinho së shpejti do të bëhet me skuadër të re.

Neëcastle ka nisur bisedimet me Philippe Coutinhon sipas atyre që shkruajnë mediat sportive. Sheiku Mohammed bin Salman që pritet të marrë drejtimin e klubit anglez dhe do të nisë merkaton me brazilianin.

Bayern Munchen nuk do të paguajë për kartonin e lojtarit të Barcelonës, ndërsa në krahun tjetër katalanasit nuk e duan më në Spanjë sulmuesin.

Ata janë gati ta shesin dhe me humbje Coutinhon, pasi ky i fundit nuk e ka arritur kurrë nivelin e treguar te Liverpooli.

27-vjeçari mund të dëshirojë rikthimin në Premier League, pa harruar faktin se “Qymyrxhinjtë” do të mund t’i ofrojnë një kontratë shumë të majme. Coutinho do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij si lider te skuadra e Neëcastle.

Komento: