Me rekordin e ri, Salah vendoset mes dy legjendave të Premier Ligës

10:44 | 28 Nëntor 2021

Rekordi i Salah e vendos atë në mesin e dy legjendave të Premier Ligës.

Liverpool triumfoi me një ‘poker’ ndaj Southamptonit të shtunën.

Golat për “Të Kuqtë” u realizuan nga Diogo Jota dy herë, dhe nga një për Thiago Alcantaran dhe Virgil van Dijk.

Pavarësisht se nuk shënoi, Mohamed Salah vendosi një rekord në Premier Ligë.

Egjiptiani regjistroi një asistim në golin e dytë të skuadrës për bashkëlojtarin Jota, me ç’rast emri i tij u vendos vetëm prapa dy legjendave të mëdha si Alan Shearer e Thierry Henry.

150 – Mohamed Salah tani është përfshirë drejtpërdrejt në 150 gola në Premier Ligë në 171 ndeshjet e tij në kompeticion (108 gola, 42 asistime) – vetëm Alan Shearer dhe Thierry Henry arritën 150 gola të përfshirë në më pak ndeshje se egjiptiani.

Salah gjithashtu tani ka shënuar ose asistuar në secilën nga 11 ndeshjet e tij të fundit në Premier Ligë për Liverpoolin.

Salah ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 25 gola në të gjitha garat këtë sezon (17 gola, 8 asistime), më shumë se dyfishi i çdo lojtari tjetër të Premier Ligës.

Ai është top golashënuesi dhe asistuesi më i mirë në Premier Ligë këtë sezon, me 11 gola e tetë asistime.

Komento: