Me snajperistë sigurohen Clinton, Albright e Clark – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Me snajperistë sigurohen Clinton, Albright e Clark

11:40 | 12 Qershor 2019

Snajperët kujdesën për sigurinë e Bill Clinton, Medline Albright e Wesley Clark.

Forcat të shumta të policisë janë angazhuar për të siguruar që vizita e presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares Madeleine Albright dhe gjeneralit Wesley Clark, të kalojë pa asnjë incident të mundshëm.

Derisa është përgatitur sot organizimi kryesor në qendër të sheshit të Prishtinës, për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së dhe çlirimit të Kosovës, në të cilin do të marrin pjesë Clinton, Albright e Clarck, janë angazhuar edhe forca speciale të Policisë së Kosovës të cilët me snajper do të kujdesen për sigurinë.

Clinton do të parakalojë nëpër sheshin qendror të Prishtinës, e qytetar të shumtë do të kenë rastin që ta shohin e përshëndesin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!