Më vështirësi, United triumfon ndaj Burnley

18:59 | 18 Prill 2021

United triumfon ndaj Burnley.

Manchester United ka shënuar fitore mjaftë të vështirë në shtëpi ndaj Burnley.

“Djajtë e Kuq” fituan me rezultat 3 – 1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll ashtu siç nisi, ngase të dy skuadrat patën raste, por nuk i konkretizuan.

Ishte Mason Greenwood që ndryshoi rezultatin pas asistimit të Rashford (48′).

Por, pas vetëm minutave, nga harkimi i Westwood, realizoi Tarkowski për të barazuar rezultatin (50′).

Për të rikthyer epërsinë, në skenë doli sërish Greenwood që me gol të bukur shënoi golin e dytë (84′).

Kurse, fitoren e vulosi Edinson Cavani falë asistimit të bukur të Van de Beek (90+3).

Me këtë fitore, United renditët në pozitën e dytë me 66 pikë, tetë më pak se City, derisa Burnley në pozitën e 17-të me 33 sosh.

Komento: