Mediat në Shqipëri: Nga Izraeli evakuohet vajza e ministrit Sveçla, ishte në avionin që ateroi në Tiranë nga Tel Aviv

22:18 | 08 Tetor 2023
mediat-ne-shqiperi:-nga-izraeli-evakuohet-vajza-e-ministrit-svecla,-ishte-ne-avionin-qe-ateroi-ne-tirane-nga-tel-aviv

Operacioni i parë për evakuimin e shtetaseve shqiptarë që gjendeshin në Izrael përfundoi me sukses, për ata persona që u lajmëruan pranë ambasadës shqiptare atje.

Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme i thanë gazetës Tema se në grupin e parë prej 40 vetash ka shtetas të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, shkrun Gazeta Tema

Mes të evakuarve është dhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Zveçla, e cila ishte studente në Izrael.

Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptarë drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babai i saj, Ministri i Brendshëm i Kosovës.

Shqipëria ka ende shtetas shqiptarë në Izreal, por sot mbasdite në orën 17 hapësira ajrore u mbyll për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës.

Autoritetet shqiptare kanë marrë masa të identifikojnë shteasit e tyre aty ku janë dhe do t’i evakuojnë sapo të krijohet mundësia e parë.

Komento: