Mediumi i madh anglez: Kosova është Brazili i Ballkanit

14:38 | 10 Shtator 2019

Anglia dhe Kosova do të luajnë sonte në kuadër të kualfikimeve ‘Euro 2020’.

Mediat angleze janë duke i kushtuar vëmendje të veçantë skuadrës sonë para duelit sonte me fillim nga ora 20:45.

“Sky Sports” ka shkruar për Kosovën në ditën e ndeshjes kundër Anglisë.

Ky medium i njohur anglez i ka kushtuar një profil Kosovës duke e përshkruar si: Brazili i Ballkanit.

Ata po ashtu kanë shkuar për rrugëtimin e Kosovës drejt ndërkombëtarizimit të futbollit si dhe udhëheqjen e selektorit Bernard Challandes.

“Sky Sports” gjithashtu ka veçuar futbollistë si Bernard Celina e Arijanet Muriq që luajnë në futbollin anglez, pa e harruar edhe Vedat Muriqin i cili ka shfaqur formë të shkëlqyeshme në ndeshjet e fundit.

Komento: