Mehmeti: ‘Komercijalna Banka` në 2022 kishte paralajmëruar mbylljen e degëve në Kosovë

20:51 | 01 Shkurt 2024
mehmeti:-‘komercijalna-banka`-ne-2022-kishte-paralajmeruar-mbylljen-e-degeve-ne-kosove

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth pushimit të aktiviteteve bankare të “Komercijalna Banka”.

Mehmeti përmes një shkrimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka dalur me disa sqarime rreth procesit të kësaj çështje.

Ai thotë se sa ishte në pozitën e guvernatorit, investitori i “NLB Group” kishe paralajmëruar se do të mbyllte filialet e kësaj bankë në Kosovë.

Mehmeti tregon se takimin qe e ka pasur me sllovenët në atë kohë, BQK u ka sugjeruar që të blejnë aksionet në tërësi.

“Investitori “NLB Group”, kishte paralajmëruar se do të mbyllte filialet e kësaj banke në Kosovë, për shkak se i njëjti ka në pronësi bankën “NLB Prishtina”.
Unë në takimet që i kam pasur në përfaqësues të NLB Group kam shprehur gatishmërinë të japim kontributin tonë. Një gjë dua të sqaroj se në takimet që kemi pasur me sllovenët, BQK u ka sugjeruar që të blejnë në tërësi aksionet. Ata janë pajtuar që likuidimi i ‘Komercijalna Bankës’ të bëhet në mënyrë vullnetare gjë që ndodhi këto ditë”, ka shkruar Mehmeti.

Shkrimi i plotë:

Komento: