Mehmeti: Raporti i Komisionit Evropian vlerëson pozitivisht stabilitetin e sistemit financiar

19:12 | 09 Nëntor 2023
mehmeti:-raporti-i-komisionit-evropian-vlereson-pozitivisht-stabilitetin-e-sistemit-financiar

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për Vitin 2023, me ç’rast e vlerëson pozitivisht stabilitetin e sistemit financiar.

Në këtë Raport, vlerësohet lartë puna që ka bërë Mehmeti gjatë udhëheqjes së BQK-së, me theks të veçantë sistemin financiar në vend, të cilin e ka udhëheq deri në mars të këtij viti.

Raporti thekson, se sektorët që janë nën rregullativë të BQK-së, kanë përformuar mirë dhe kjo është arritur falë përkushtimit të një menaxhimi të mirë dhe kontrollues nga ky institucion.

Sipas raportit, sektori bankar duhet të jetë i monitoruar nga afēr për shkak të rreziqeve,  deri në kohën sa kam qenë në krye të BQK-së, kam arritur të monitorojë këtë sektor të rëndësishme për Kosovën.

Mehmeti ka thënë se në këtë Raport, ekonomia e vendit ka treguar stabilitet gjatë krizave të fundit, kurse përmendet se sektori privat vazhdon të ketë pengesa dhe sfida.

Raporti, gjithashtu vlerëson lartë edhe vendimin për stikersa që rezultoi me uljen e numrit të veturave të paregjistruara.

Postimi i plotë i tij:

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2023.

Sa i përket kritereve ekonomike, sipas Komisionit Evropian Kosova ka bërë progres dhe është në fazë të përgatitjes për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale.

Raporti vlerëson problemet të cilat kanë qenë me investimet dhe ngadalësimin e rritjes së konsumit, sidomos pas fillimit të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Sipas raportit të KE-së, ekonomia e vendit ka treguar stabilitet gjatë krizave të fundit, kurse përmendet se sektori privat vazhdon të ketë pengesa dhe sfida.

Një pjesë e këtij raporti flet për sistemin financiar, në rastin konkret për BQK të cilën e kam udhëheq deri në mars të këtij viti.

Në kuadër të BQK-së , sektorët që janë nën rregullativë të saj, bankat, institucionet mikrofinanciare dhe të sigurimet kanë përformuar mirë dhe kjo është arritur falë përkushtimit të një menaxhimi të mirë dhe kontrollës nga BQK.

Ky raport përmend përparimin që është bërë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara në Kosovë që vite më parë ishte mbi 200 mijë, e që ishte njëri ndër imazhet negative të Kosovës. Ky problem është zgjidhur falë vendosjes punës që është bërë për vendosjen e  stikersave që është bërë në bashkëpunim me Byron Kosovare të Sigurimit dhe me institucionet e Kosovës, përkrahur nga BQK dhe financiar nga kompanitë private të sigurimeve.

Po ashtu kjo ulja e numrit të automjeteve të paregjistruara po sjellë rezultatet të mëdha, duke ia lehtësuar Policisë punën nē identifikimin e këtyre automjeteve si dhe vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës përmes formave të ndryshme për veturat e paregjistruara. Ka tri vite që raporti i KE-së, vlerëson të arriturat në fushën e sektorit te sigurimeve,  sektor që ishte më humbje të mëdha është kthyer në fitimprurës.

Në kemi punuar shumë që të zgjedhim edhe problemin e Kartonit të Gjelbërt, BKS i ka plotësuar të gjithë kushtet për të qenë pjesë e Këshillit të Byrove.

Raporti vlerëson se sektori financiar është mirë i kapitalizuar dhe i qëndrueshëm. Sektori financiar e Kosovës tregoi se është likuid, por ka sfida të vazhdueshme.

KE vë në pah se sektori bankar në Kosovës përbën 68.4% të sistemit financiar, i ndjekur nga fondet e pensioneve, institucionet mikrofinanciare dhe kompanitë e sigurimeve, me 24.5%, 4.1% dhe 2.7% respektivisht.

Raporti e përmend faktin se rentabiliteti i sektorit bankar është përmirësuar në terma nominalë, duke u rritur në 20.6% në 2022, nga 17.6% në 2021 dhe në rritje më tej në 21.1% në korrik.

Sipas raportit, sektori bankar duhet të jetë i monitoruar nga afēr për shkak të rreziqeve,  deri në kohën sa kam qenë në krye të BQK-së, kam arritur të monitorojë këtë sektor të rëndësishme për Kosovën.

Në fund ky raport duhet të shihet jo vetëm nga aspekti i përgjithshëm, por duhet të merret si element për të përmirësuar pikat më kritike ku kemi mundësi.

Komento: