
Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi dhe zyrtarë të Degës së kësaj partie në Rahovec, kanë bërë homazhe homazhe pranë shtatoreve të Heronjve tanë, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici, për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Rahovec.
Krasniqi ka thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës janë ngritur mbi sakrifica heronjsh ndër breza.
“Po ashtu, vizitova Teqen e Madhe Halvetie, ku u pritëm nga Sheh Besim Shehu, në vigjilje të përvjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Sheh Myhedinit, patriotit e veprimtarit të shquar të kësaj ane, i cili duke mbrojtur qytetarët e pafajshëm që kishin gjetur strehim në konakun e tij, u ekzekutua nga forcat serbe 24 vjet më parë”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Për nder të 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së në Rahovec, e cila shkroi historinë e lavdishme të kësaj ane kur nisën pushkët e para të lirisë, sot, bashkë me kolegët e degës së PDK-së në Rahovec, bëmë homazhe pranë shtatoreve të Heronjve tanë, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici.
Po ashtu, vizitova Teqen e Madhe Halvetie, ku u pritëm nga Sheh Besim Shehu, në vigjilje të përvjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Sheh Myhedinit, patriotit e veprimtarit të shquar të kësaj ane, i cili duke mbrojtur qytetarët e pafajshëm që kishin gjetur strehim në konakun e tij, u ekzekutua nga forcat serbe 24 vjet më parë.
Liria dhe Pavarësia e Kosovës janë ngritur mbi sakrifica heronjsh ndër breza, të cilët, duke mos kursyer as jetën e tyre, kanë ndërtuar themelin e shtetit që gëzojmë sot. Lavdi të përjetshme!